Thuajse nudo me kullën Eiffel pas shpine dhe një fotograf përpara. Pak më larg ndodhet instruktori që drejton lëvizjet, shikimet dhe ritmin që duhet të ndjekësh për të bërë një zhveshje ideale. Kështu e përshkruan eksperiencën e saj një bukuroshe amerikane, që për të ruajtur të ndezur zjarrin e dashurisë me të dashurin e saj dhe për të ndjekur një pasion të cilin e ushqen prej kohësh, ka vendosur të shkojë në Paris për të ndjekur një kurs të organizuar nga "Art Strip School". Një shkollë e njohur në të gjithë botën, slogani i së cilës është shumë kuptimplotë: "Çlirojeni tërë joshjen tuaj seksuale".
"Art & strip" është njëra nga ato pak shkolla të zhveshjes që janë në Francë. Një staf i vogël, i formuar nga artiste balerina, profesioniste të "lap dance" (kërcimit në prehër) japin mësime specifike të kësaj gjinie, që në një farë mënyre ka mbetur ende një tabu. Gjithashtu duket se edhe klientët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo nga Britania e Madhe nuk mungojnë kurrë. Madje, janë më shumë vajzat ato që dëshirojnë të vijnë në kryeqytetin francez për të mësuar "artin e zhveshjes".
Duket se kjo iniciativë është shndërruar në një modë të vërtetë - ajo e zhveshjes mes mureve të shtëpisë apo në vendet publike bashkë me partnerin - e që në Francë po rritet ndjeshëm, demonstruar kjo edhe nga bukuroshja amerikane, e cila përmes shembullit të saj arriti të tërheqë shumë të huaj të tjerë, të "sëmurë" tashmë nga tradita e vjetër e qytetit mitik të "Mouline Rouge".
"Për të mësuar artin e zhveshjes, duhet që në radhë të parë të jesh vetvetja. Të gjitha detajet duhet të zgjidhen me shumë kujdes, në të kundërt performanca jote rrezikon të kthehet në një shfaqje qesharake", nënvijëzon amerikania.
Ajo nuk ngurron të demonstrojë disa nga truket që ka mësuar, gjatë qëndrimit të saj në Paris. Duke nisur nga "make up" (truku i fytyrës), i cili duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe i sofistikuar në të njëjtën kohë. Ideja është të tregosh një paraqitje të natyrshme, "të freskët e tërheqëse, jo shumë të rënduar dhe domosdoshmërish provokuese me pamjen e një prostitute", shton më tej.
Ngjyrat. Mbi qepallat e syve shkojnë më shumë ngjyrat gështenjë dhe e zezë, një pudër e lehtë e kuqe në mollëzat e faqeve, e nëse është e mundur edhe pak shkëlqim i zbehtë në buzë. Flokët? Nuk kanë shumë rëndësi, pak të fryra dhe mundësisht të mbulojnë pjesë-pjesë fytyrën.
Më pas vjen muzika. Duhet të jetë shumë e lehtë, aq sa të rrezikojë ta vërë në gjumë partnerin, që pret plot epsh përballë teje. Më e preferuara dhe sigurisht ajo që do të bënte më shumë efekt, është muzika xhaz, ndërkohë që "house" ritmike do të ishte ideale për të shoqëruar vështrimet teksa zhvisheni. Në këtë mënyrë është krijuar atmosfera e duhur: nuk duhet të mungojnë qirinjtë e ndezur, që kanë një funksion të rëndësishëm në këtë situatë, paqja dhe qetësia janë më se të domosdoshme. Gjithçka duhet të jetë e heshtur dhe besoj se është e kuptueshme që celularët këtu nuk hyjnë më në punë, pra duhet të jenë patjetër të fikur.
Dhe në fund është zgjedhja thelbësore për veshjen e këtij momenti. Është shumë nevojshme të jeni sa më femërore dhe seksi, por kurrë vulgare. Nuk do të ishin të pranueshëm aksesorë shtesë të panevojshëm, si doreza, pupla apo çorape e rripa, të cilat janë edhe të vështira për t‘u hequr. E rëndësishme është që ju të jeni vetvetja edhe në veshje, pasi gjithçka tjetër ndryshon sipas jush dhe sipas rastit që do të keni me partnerin tuaj.
Por cili është çmimi i kësaj kënaqësie? Sa kushton të paguash për të mësuar një zhveshje të tillë? Shpesh nuk duhet të paguash shumë, sidomos nëse nuk vjen nga Amerika për në Paris... për dy orë kursi privat. Pagesa është 120 euro, por nëse këto leksione do të bëhen në grup, atëherë çmimi reduktohet në 80 euro për person.
Një staf i vogël, i formuar nga artiste balerina, profesioniste të "lap dance" japin mësime specifike të kësaj gjinie, që në një farë mënyre ka mbetur ende një tabu
Nga Gazeta Shqip