Struktura misterioze ne Detin e Jezusit

Struktura misterioze ne Detin e Jezusit
Pikërisht në liqenin ku Jezu Krishti i foli dishepujve të tij fshihet një sekret misterioz mijëravjeçar, të cilit tashmë shkencëtarët janë duke u përpjekur t’i japin një përgjigje. Në fund të tij ekziston një strukturë e gurtë, në dukje artificiale (e krijuar nga dora e njeriut) që peshon të paktën 60 mijë tonë. Ajo është e përbërë nga “tulla” shkëmbinjsh të mëdha me diametër deri në një metër, ndërsa në tërësi struktura është rreth 70 metra e gjatë dhe dhjetë metra e lartë

Por për çfarë bëhet fjalë? Për momentin ajo është një mister. Ekzistenca e saj ka qenë e njohur që nga viti 2003, kur ajo ishte zbuluar nga matjet e bëra me anë të një radari-skaner.Megjithatë, vetëm tani është arritur nga zhytësit-arkeologë, vëzhgimet e të cilëve janë raportuar në një revistë të rëndësishme shkencore të arkeologjisë.

Struktura misterioze është e vendosur rreth 200 m nga niveli i ujit të detit dhe një interpretim i arkeologëve e sheh si një ‘mbulesë’ për një varr të rëndësishëm.  Se kujt i përkiste ai varr, ende nuk ka një interpretim shkencor, por ajo që aludohet është se duhet të jetë ndërtuar në kohën kur Deti i Galileut nuk kishte këtë nivel uji që ka sot, ndaj në atë kohë struktura duhet të ketë qenë në sipërfaqe.Vetëm në kohët më afër me ne ajo do të jetë varrosur nga uji si rezultat i rritjes së nivelit.

Sipas Yishak Paz, nga ‘Israel Antiquities Authority and Ben-Gurion University’, struktura duhet të jetë më shumë se 4.000 vjeçare duke qenë se sipas studiuesit, struktura të ngjashme megalitike i përkasin të njëjtës periudhë.Tashmë arkeologët në muajt në vazhdim planifikojnë që të ndërhyjnë për të lëvizur strukturën e çuditshme në mënyrë që të zbulohet misteri që fshihet brenda saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama