Hapi fillestar është ai i aplikimit në një shkollë të lartë gjermane dhe që këtu fillojnë problemet e para. Ndër dokumentet e nevojshme është dëftesa e shkollës së mesme, të cilën një maturant në Shqipëri e merr sipas rregullit rreth fillimit të korrikut. Pas noterizimit dhe legalizimit edhe në ambasadën gjermane, kopja e dëftesës duhet të dërgohet përpara datës 15 korrik, pasi ky është afati i fundit i dorëzimit të kërkesës për studimin në Gjermani, pavarësisht se në cilin Universitet. Albi, student në Frankfurt, tregon se nëse dokumentet jane të gjitha në rregull "nuk ka asnjë problem për të marrë visë".
Pas pranimit në universitet
Nëse shkolla e lartë pranon kërkesën e studentit shqiptar, ky i fundit merr një ftesë, me të cilën paraqitet në ambasadë për të marrë fillimisht një visë 3 mujore.Për këtë visë mujore duhen paraqitur vërtetime shëndetësore si dhe vërtetime bankare dhe pas këtij hapi, me pak fat gjendesh në një nga qytetet e Gjermanisë. Përsa i përket vizës në Gjermanni, duhet të paraqitesh në zyrën e të huajve me dokumentat e nevojshme si vërtetimin e universitetit, sigurimin shëndetësor apo vërtetimin bankar, me një shumë prej rreth 7000 eurosh të cilat sigurojnë qëndrimin për një vit.
Vështirësitë e fillimit
Pas mbërritjes nisin problemet e vërteta të fillimit në vend të huaj, tregojnë studentët e ardhur në Gjermani. Ona, e cila jeton që prej 10 vjetësh në Gjermani dhe ndëkohe ka përfunduar studimet thotë se sot është më e vështire sesa vite më parë, pasi është rritur niveli i jetesës por edhe kërkesa dhe niveli i universitetit.
Ajo çka ndryshon nga vendet e tjera, është se në Gjermani pjesa dërmuse e studentëve nuk fillojnë menjëherë shkollën e lartë, pasi dëftesa e shkollës së mesme në Shqipëri është e nevojshme, por jo plotësisht e vlefshme. Zoti Sitke, punonjës në zyrën për studentet e huaj në qytetin e Frankfurtit, shpjegon: "Nxënësi që zotëron një dëftesë të shkollës së mesme në Shqiperi, ka të drejtën për të visituar Studienkolegun në Gjermani.
Ndërkohë studenti, që ka vizituar një vit apo ka marrë një nga provimet pranuese në shkollat e larta në Shqipëri, mund të fillojë menjëherë me shkollën e lartë".
Studienkoleg është faza e parë e universitetit në Gjermani. Ai është një vit përgatitor dhe me fillimin e tij, çdokush zotëron statusin e studentit, biletën studentore si dhe të drejtën për të jetuar në një nga konviktet e universiteteve.
Por për të hyrë në studienkoleg duhet së pari të marrësh provimin pranues, ku vihen në provë njohuritë bazë të gjermanishtes dhe në sajë të degës, për të cilën studenti apo studentja ka aplikuar, ndjek intensivisht gjuhën gjermane dhe degë të tjera, si kimia matematika, fizika, letërsia, sociologjia, biologjia apo ekonomia. Përfundimi i Studienkoleg-ut është një nga rrugët për të studiuar në Gjermani.
Në pjesën më të madhe të universiteteve, studentët paguajnë tashmë rreth 750 Euro për semestër, megjithëse në landin ku përfshihet qyteti i Maincit, studentët vazhdojnë të paguajnë vetëm rreth 200 Euro për çdo semestër, kjo si rrjedhojë e politikës së partisë socialdemokrate, SPD në këtë land.
Punë paralelisht me studimet
Shumë studentë për të përballuar jetën punojnë në vende të ndryshme, ku pjesa më e madhe paguhen jo më shumë se 400 Euro. Megjithatë e drejta për të punuar është e kufizuar. Çdo studenti i lejohet të punojë vetëm 90 ditë të plota në vit, pra 8 orë punë në 90 ditë, ose 4 orë punë në 180 ditë. Megjithatë me shumë punë, vullnet dhe durim kanë mbaruar deri tani universitetin shumë studentë shqiptarë në Gjermani.
Ela Dhamo