Dihet se gjatë muajit shtator, studentet e Fakultetit Ekonomik realizuan disa ditë rresht protestë për ndërtesën e cila po ndërtohet brenda ambjenteve të Universitetit Ekonomik të Tiranës. Dhe sic u pa masat që mori qeveria e kryeministrit Rama ishin prishja e një godine pranë këtij fakulteti, po ajo që mbeti në hije, theksohet të jetë se: ndërtesa që u prish nuk ishte e njëjta për të cilën studentët protestuan. Edhe pas premtimit që ju bë studentëve nga qeveria se “ndërtesa pa leje do të prishej”, ajo ende vazhdon të jetë vetëm në proces Pezullim Punimesh dhe duket se është harruar plotësisht nga qeveria e re. Gjendur në këtë situatë zhgënjyese, studentët e Fakultetit Ekonomik janë shprehur se nëse do të jetë e nevojshme do të ngrihen sërish në protestë në qoftë se Rama, edhe gjatë këtyre ditëve në vazhdim nuk mban fjalën e dhënë për shëmbjen e ndërtesës pa leje. Burime nga opozita.com mesojne se ne dhjetor fillojne greva studentore kunder mashtrimit qeveritar.
“Nuk besoj se ka vënd tjetër në bote ku studentët të ngrihen të protestojnë për arsye të cilat nuk lidhen me procesin mësimor dhe për një situatë kaq banale si prishja e një ndërtese pa leje brenda territorit të Universitetit tonë. Ashtu sic nuk besoj që ka vend tjetër në botë që qeveria të injoroi një proteste prej së cilës u pezullua një sezon I tërë provimesh. Qeveria premtoi prishjen e ndërtesës, ndërkohe që prishi një tjetër ndërtesë e cila s’kishte lidhje me protestën që ne organizuam vetëm që të na shpërqëndronte ne dhe të gjithe qytetarëte tjerë. Ne nuk duam të besojmë që qeveria e re bën të tilla përzgjedhje selektive sipas interesave të individeve të caktuar prandaj ne po mendojmë të ngrihemi sërish në një tjetër protestë derisa qëllimi ynë fillestar të përmbushet dhe fakulteti ynë të rifitojë edhe njëherë territorin që I takon në interes të gjithë studentëve” – ka thënënjë prej studenteve të Fakultetit Ekonomik.