Studentet perleshen me policine

Studentet perleshen me policine

Studentët në Kosovë po vazhdojnë me protestën e tyre për heqjen e rektorit Ibrahim Gashi, protestë të cilët kanë disa ditë që e kanë filluar, dhe duket se janë të vendosur ta vazhdojnë deri në fund. Por dita e sotme nuk ka qenë e qetë për ta, pasi janë përplasur me forcat e policisë, të cilat kishin shkuar më herët se sa studentët para hyrjes së rektoratit. Studentët janë përpjekur që të kalojnë murin rrethues të rektoratit, por policia nuk i ka lejuar, duke kaluar kështu në një konfrontim fizik ndërmjet policëve dhe studentëve, raporton “Express”.

Nga përplasja disa studentë janë lënduar lehtë, ndërsa njëri prej tyre ka kërkuar edhe ndihmën mjekësore. Rektorati mbetet ende i rrethuar nga forcat e policisë, pasi studentët nuk po largohen nga aty. Këta të fundit kanë paralajmëruar edhe një marshim protestues sot. Studentët Ata kërkojnë shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi si dhe heqjen e titujve shkencorë për të gjithë ata profesorë, të cilët kanë përfituar duke botuar punime shkencore nëpër revista të jashtme fiktive.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama