Në të gjitha mediat greke, pedagogu i njohur akademiku, historiani Donatos Papagianis do të shprehet kështu për fenomenin shqiptar: “Të gjithë studentëve në auditor u drejtova pyetjen se kush di dhe mund të më flas për betejën e Maratonës, dhe në sallë pushtoi një heshtje dhe askush nuk dinte të më jepte një përgjigje për betejën e njohur. Këmbëngula përsëri, por aty nga fundi ishte ngritur vetëm një dorë në mes të heshtjes së 300 të tjerëve.
Vajza u ngrit dhe m’u përgjigj shumë saktë dhe me shumë detaje të përpikta. E pyeta për emrin dhe vendlindjen e saj me mendimin se ajo është nga Maratona, 40 km larg Athinës dhe e njeh shumë mirë historinë e vendit të saj. Por ajo më përgjigjet se emri i saj është Silvana dhe është nga Shqipëria. Jam çuditur për origjinën e saj, por u ndjeva shumë krenar se si një vajzë e huaj ka mësuar aq mirë historinë greke, ndërkohë që vendasit as që kanë dijeni për historinë e vendit të tyre".
Ja pra, kjo është ajo studentja shqiptare që na bën krenarë të gjithë ne shqiptarëve dhe që e dallon nga të gjithë studentët grekë, për zgjuarsinë dhe inteligjencën e saj, saqë emri i saj është bërë lajm jo vetëm në të gjitha auditorët e universiteteve greke, por në të gjithë opinionin publik grek.