Studim mbi pervojat e prag-vdekjes

Studim mbi përvojat e prag-vdekjes
Dr. Sem Parnia, që po kryeson studimin, u shpreh: “Nëse mund të provohet se përgjegjshmëria vazhdon edhe pasi truri nuk punon më, do të vërtetojmë se ndërgjegjja është e ndarë. Jemi të vetëdijshëm se do të kemi shumë raste kur kjo do të ndodhë, por duhet të jemi të hapur për t’i pranuar ato. Dhe, nëse askush nuk i sheh ato piktura, atëherë do të arrijmë të provojmë se këto përvoja janë iluzione ose kujtime jo të vërteta. Ky është një mister të cilin tashmë e kemi përfshirë në një studim shkencor. Dr. Parnia punon si një terapist intensiv dhe detyrat e tij të përditshme e çuan të mendonte se shkenca nuk ka gërmuar në çështjen e përvojave të personave që kanë qenë në prag të vdekjes. Ai u shpreh: “Në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm, vdekja nuk është një moment i veçantë. Është një proces që nis kur zemra ndalon së rrahuri, mushkëritë pushojnë dhe truri nuk funksionon më, i cili në gjuhën mjekësore cilësohet si arrest kardiak. Gjatë arrestit kardiak këto tre kritere janë të pranishme.

 Më pas vijon një periudhë kohe, e cila mund të zgjasë nga pak sekonda në një orë a më shumë në të cilën ndihma emergjente mjekësore mund të realizojë me sukses futjen në punë të zemrës dhe ta kthejë mbrapsht procesin e vdekjes. Ajo që ndiejnë njerëzit gjatë periudhës së arrestit kardiak siguron një dritare unike të të kuptuarit se çfarë provojmë të gjithë gjatë procesit të vdekjes”. Dr.Parnia dhe kolegët e tij do të analizojnë aktivitetin e trurit të 1500 të mbijetuarve pas një arresti kardiak dhe do të shohin nëse ata mund të risjellin ndërmend imazhet e pikturave. Spitale që përfshihen në studim janë edhe Adenbruks në Kembrixh, Spitali Universitar në Birmingam dhe Morriston në Svansi, si dhe nëntë spitale në SHBA.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama