Në qendër të argumentit të studimit është ideja se gratë kanë evoluar nga stadi i të qenët thjesht shtëpiake dhe sot ato i gjen në poste të rëndësishme pune. Hulumtuesit kryen disa eksperimente për të dalë në argumentin e tyre befasues. Pasi mblodhën të dhëna rreth meshkujve dhe femrave nga e gjithë SHBA, ata zbuluan se numri i meshkujve të privilegjuar në poste të mira pune kishte rënë, ndërsa përqindja e grave në karrierë dhe të paguara shumë ishte rritur. Përveç kësaj, gratë e kësaj kategorie ishin bërë nëna në një moshë të madhe dhe kishin më pak fëmijë.
Kur u pyetën gratë në lidhje me këtë ndryshim të proporcionit burrë-grua në postet e privilegjuara në punë, ato u shprehën se nuk besonin që mungesa e burrave do të çonte në hapje të më shumë vendeve të punës për gratë. Në vend të kësaj, ato mendonin se kjo do të bënte që të kishte më shumë konkurrencë për të gjetur një burrë. Eksperimenti përfundimtar testoi dyshimin e studiuesve se femrat më pak tërheqëse do të ishin më të interesuara të ndiqnin karrierën, për shkak se atyre u duket e vështirë për të siguruar një partner. 87 gra të reja u pyetën në lidhje me pikëpamjet e tyre mbi familjen dhe karrierën. Ata u pyetën gjithashtu për faktin se sa tërheqëse e besonin veten për njerëzit e tjerë. Ato gra të cilat e shikonin veten si më pak të dëshirueshme se mesatarja, ishin kryesisht të orientuara nga karriera.
Hulumtuesja Kristina Durante, nga Universiteti i Teksasit në San Antonio, e cila udhëhoqi studimin tha: "A ka ndikim raporti i burrave ndaj grave në aspiratat për karrierë të grave? Të dhënat e arkivuara nga një seri eksperimentesh laboratorike sugjerojnë se përgjigja ndaj këtij dyshimi është po".