Studimi 55 shqiptare zoterojne gjysmen e pasurive te vendit

Studimi, 55 shqiptare zoterojne gjysmen e pasurive te vendit
Shqipëria lë pas shumicën e vendeve të Rajonit për nga numri i milionerëve që kanë një pasuri prej më shumë se 30 milionë eurosh. Në një studim që del për të dytin vit radhazi nga WORLD ULTRA WEALTH REPORT 2012 – 2013, vendi ynë ka individë super të pasur më shumë se Maqedonia, Bullgaria dhe Mali i Zi. Organizata e kërkimeve dhe e konsultimeve për biznesin nëpërmjet 200 ekspertëve ka identifikuar supermilionerët në të gjithë botën. Në Europë janë marrë në studim 45 vende dhe Shqipëria renditet në 37 për nga numri i milionerëve.

Sipas organizatës në fjalë, Shqipëria ka 55 individë, që kanë secili një pasuri prej të paktën 30 milionë dollarësh. Në total, pasuria e këtyre 55 individëve në Shqipëri arrin në 7 miliardë dollarë, sipas raportit, që i plotë gjendet në linkun wealthx.com/wealthreport/Wealth-X-world-ultra-wealth-report.pdf. Në rajon, Shqipëria ka më shumë individë të pasur sesa Maqedonia, e cila ka 35 individë, Bullgaria me 45 dhe Mali i Zi me 21 individë. Rekordin në rajon, për nga të pasurit, e mban Kroacia, ku rezultojnë 260 super të pasur, me një pasuri totale prej 30 miliardë dollarësh, e ndjekur nga Rumania, që ka 125 super të pasur. Por ajo që surprizon Ballkanin është Bosnja, e cila ndonëse është nga më të varfrat në rajon zotëron 85 milionerë me 9 miliardë dollarë. Në Europë, Shqipëria renditet në vendin e 37-të për nga numri i individëve super të pasur, nga 45 shtete që janë pjesë e kësaj renditjeje. Kriza e viteve të fundit duke se i ka bërë të pasurit shqiptarë edhe më të pasur, teksa rezulton që pasuria e tyre është shtuar me 4.1%, ndryshe nga tendenca globale në rënie.

Në Shqipëri këta 55 persona zotërojnë 50 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Ky raport është e vetmja analizë, që kryhet nga terreni, duke përdorur sistemin e gjerë të të dhënave të individëve super të pasur. Ai përqendrohet vetëm te personat me një pasuri neto prej 30 milionë eurosh e lart, duke llogaritur aksionet në kompani publike dhe private, pasuritë për banim dhe investim, koleksionet e artit, cash-i dhe asete të tjera. Në total, sipas raportit, janë 187 380 njerëz tepër të pasur në botë, një rritje prej 0.6% në krahasim me vitin e mëparshëm. Pasuria e tyre e kombinuar ra me 1.8% në US$ 25.8 trilionë. Pasuria e tyre ende e tejkalon Prodhimin e Brendshëm Bruto të kombinuar të ShBA-së dhe Kinës, me US$ 3.5 trilionë. Ka tashmë 2 160 miliarderë në botë, me një rritje prej 9.4%. Pasuria e tyre e kombinuar është rritur me 14% në US$ 6.2 trilionë.


Renditja e milionerëve sipas shteteve

Shtetet             nr. milionerëve            sasia në USD

1-Gjermania                15 770             2 050

2-Britania e Madhe     10 515            1 325

3-Zvicërra                    5 595              655

4-Franca                    4 100                      475

5-Italia                         1 940               220

6-Spanja                      1 520               180

7-Norvegjia                 1 370              155

8-Holanda                   1 205               135

9-Rusia                        1 145               605

10-Suedia                    990                  110

11-Turqia                     830                  95

12-Portugalia               785                  90

13-Polonia                   775                  90

14-Belgjika                  750                  85

15-Danimarka             685                  75

16-Luksemburgu         655                  65

17-Irlanda                   570                  65

18-Austria                   530                  60

19-Ukraina                  480                  55

20-Greqia                    455                  50

21-Finlanda                 405                  45

22-Hungaria                365                  40

23-Kroacia                  260                  30

24-Çekia                      260                  30

25-Monako                  195                  93

26-Rumania                 125                  14

27-Bjellorusia             115                  13

28-Gjeorgjia                105                  12

29-Serbia                     90                    11

30-Bosnja                    85                    9

31-Lituania                  80                    9

32-Leitenshteini          75                    8

33-Moldavia                75                    8

34-Sllovenia                70                   8

35-Islanda                   65                    7

36-Latvia                     65                    8

37-Shqipëria                55                    7

38-Sllovakia                45                    5

39-Qipro                      45                    5

40-Bullgaria                45                   5

41-Estonia                   40                    4

42-Maqedonia             34                    4

43-Mali i Zi                 21                    2

44-Andora                   19                    2

45-Malta                      16                   2

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama