Janë pikërisht ato që në fakt udhëheqin klasifikimin në Evropë, siç tregon një studim i kryer nga instituti holandez “Skim AnaAnalytical” dhe nga ndërmarrja komisionare farmaceutike “Schering”, rreth zakoneve seksuale të femrave evropiane. Plot 59 për qind e grave italiane kryejnë raporte seksuale të paktën një herë në javë, kundër 38 për qind të austriakeve, të cilat kanë më pak aktivitet nën “çarçaf”.
Olimpiada e seksit
Që italianet ishin të nxehta, shumë të nxehta, madje të zjarrta, mes të tjerash, ishte treguar shumë kohë më parë në të përmuajshmen “Esquire”, në të cilën bëhej një klasifikim i pazakontë i “Olimpiadës së seksit”. Pyetjes për të zgjedhur mes një raporti seksual dhe një përqafimi të ngrohtë, 83 për qind e italianeve që iu përgjigjën sondazhit kishin treguar se preferonin më mirë të kishin një raport të zjarrtë seksual, duke u shkëputur ndjeshëm nga spanjollet me 76 për qind, brazilianet me 72 për qind, gjermanet 69 për qind, anglezet 68 për qind dhe në fund, amerikanet me 63 për qind. Kështu, edhe pse Italia nuk është vendi i të famshmit “Sex and the city” (Seksi dhe qyteti), femrat italiane meritojnë medaljen e artë mes të “eturave për seks”. Në vend të dytë, sipas studimit holandez, të cituara në të përditshmen gjermane “Die Welt”, renditen gratë e Republikës Çeke (57%). Ndërsa në vend të tretë pozicionohen gjermanet, ku 46 për qind e grave kanë raporte të vazhdueshme seksuale gjatë gjithë javës. Shtetaset e zonjës Merkel, që e kanë moshën mesatare të raportit të parë seksual 16,7 vjeç, nuk duken shumë të informuara ose të interesuara për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe vetëm një në pesë gra përdor kontraceptiv.
Vendi i fundit u takon austriakeve: vetëm 38 për qind e tyre kanë një ose më shumë raporte seksuale në javë. Megjithatë, domethënia e këtyre rezultateve, sipas ekspertëve, është shumë më komplekse nga sa mund të mendohet. “Të etura për seks” në fakt, për studiuesit nuk është përkufizimi i saktë. Bëhet fjalë pak a shumë për garë, që më në fund kanë mësuar që seksi dhe përkëdheljet janë njëlloj të rëndësishme, ndaj asnjëra nuk mund të përjashtojë tjetrën. Me pak fjalë, gra të emancipuara dhe më të “lira” në të bërit seks. “Olimpiadat” e “Esquire” kishin marrë shembull konkret se si gratë në përgjithësi tani e kanë ndryshuar konceptin për virgjërinë dhe preferojnë ta humbasin shpejt atë. Mosha mesatare në të cilën humbet virgjëria është 16 vjeç për amerikanet, anglezet, australianet dhe suedezet. Ndërsa presin moshën 17-vjeçare për t’u bërë “gra” italianet, spanjollet, filipinaset dhe ruset. Kështu, edhe pse më të zjarrtat në seks, italianet preferojnë ta nisin këtë aktivitet më vonë se shoqet e tyre.
Bukuria e personit
Në sondazhin e bërë nga “Esquire”, në fakt kërkohej të vendosej me një shkallë vlerësimi nga njëshi te dhjeta se sa rëndësi ka për to bukuria e personit me të cilin zgjedhin të ndajnë shtratin. Kështu, italianet u renditën të dytat pas izraeliteve. Ndërsa të fundit në listë ishin femrat polake dhe ato indoneziane. Por nëse femrat italiane djegin nga dëshira për të bërë seks, mos u shqetësoni, meshkujt janë më monogamët në Evropë, i mbajnë shumë premtimet dhe arrijnë t’i kënaqin në çdo aspekt bashkëshortet, ose shoqet e tyre. Për pyetjen se “me sa burra keni shkuar në shtrat”, medaljen e artë e kanë marrë brazilianet, ruset dhe izraelitet, me një mesatare prej dhjetë partnerësh, para amerikaneve që kanë pasur rreth nëntë shokë “poshtë” çarçafëve dhe spanjolleve, me tetë burra në të kaluarën e tyre.
Të fundit në listë kanë qenë italianet dhe polaket, vetëm me pesë burra. Ndërsa për sa u përket raporteve homoseksuale, italianet janë të fundit në një klasifikim të dominuar nga amerikanet (ku 26 për qind ka pasur raport tresh), ndërsa 43 për qind e femrave australianeve pranonin se kanë pasur raporte lezbike. Në fund, një tjetër fakt interesant: italianet nuk janë të interesuara për pornografinë dhe së bashku me filipinaset janë të vetmet që nuk kanë një vibrator. Në këtë fushë, më të “shkatërruarat” janë amerikanet dhe anglezet, që gjenden në krye të “hit-parade”-it me 46 dhe 45 për qind. Sondazhi tregon gjithashtu se pjesa më e madhe e italianeve pëlqejnë burrat leshtorë dhe të gjitha “vdesin” për frazën “ke sy shumë të bukur”. Por jo vetëm kaq. Femrat italiane janë më të shëndetshmet dhe më të bukurat në Evropë.
Pas “përqindjes së inteligjencës” vjen edhe “përqindja e mirëqenies” dhe ato që janë në krye janë gratë italiane, të ndjekura më pas nga francezet dhe spanjollet. Italianet i dedikojnë çdo ditë gjysmë ore më shumë kujdesit për veten, se shoqet e tyre angleze dhe gjermane; kanë lëkurën më të shëndetshme, flokët që shndrijnë më shumë dhe në mënyrën e ushqyerjes së përditshme nuk kanë asnjë konkurrent. Klasifikimi ka dalë nga një studim i bërë nga shoqëria shumëkombëshe “Calypso”, duke përfshirë në studim 1000 gra nga 10 vende të ndryshme evropiane dhe me moshë nga 25 në 45 vjeç. Për sa i përket mirëqenies, “top ten”-i kryesohet nga italianet, të dytat francezet, të tretat spanjollet, të katërtat austriaket dhe të pestat gjermanet.
Vazhdojnë renditjen më pas anglezet, suedezet, ruset, zviceranet dhe danezet. Matja e kësaj përqindjeje u përbë nga faktorë të ndryshëm, në gjendje për të vlerësuar kujdesin që gratë tregojnë për sa i përket trupit të tyre dhe në veçanti, lëkurës, duarve dhe flokëve. Për sa i përket lëkurës, si ajo e fytyrës, edhe lëkura e trupit te gratë italiane rezultoi e shëndetshme dhe e shndritshme në më shumë se 65 për qind të rasteve; duar të bukura dhe të buta në plot 76 për qind dhe flokë të dendur dhe të shndritshëm plot 80 për qind. Në të gjitha këto aspekte, femrat italiane janë pozicionuar në vendin e parë. Një tjetër parametër i rëndësishëm për të vlerësuar mirëqenien është edhe trupi në përgjithësi.
Më shumë për tonifikimin, butësinë dhe atletizmin sesa për bukurinë dhe rrumbullakësinë e tij. Italianet arritën të merrnin plot 66 pikë në këtë klasifikim, kundrejt 74 të francezeve dhe 69 të spanjolleve. Gjithashtu, u vlerësua edhe koha të cilës gratë i dedikonin çdo ditë kujdesit të vetveten, ku përfshiheshin edhe zakonet e tyre për trajtimet e ndryshme që bënin. Edhe këtu italianet janë sërish në vend të parë. 66 për qind e tyre i kushton një rëndësi të madhe mirëqenies çdo ditë, kundrejt francezeve me 65 për qind, gjermaneve me 49 për qind, suedezeve me 44 për qind, spanjolleve 40 për qind, dhe në fund renditen anglezet me 31 për qind. Sipas studimit, femrat italiane i kushtojnë mirëqenies së tyre mesatarisht 40 deri në 50 minuta çdo ditë, kundrejt 45 minutave të francezeve, 35 të spanjolleve dhe holandezeve, 33 të austriakeve, 28 të gjermaneve, 25 të ruseve dhe vetëm 14 minutave të anglezeve. Faktorë të tjerë determinantë për mirëqenien, fitues nga gratë italiane, ishin edhe stili i jetesës dhe zakonet e të ushqyerit.
Nga rezultati doli se italianet i kushtojnë shumë rëndësi gjumit, mundohen të mos rrinë jashtë deri vonë, madje edhe në netët e gjata të verës, u pëlqen të ecin, të merren me sport, por jo të jenë të fiksuara pas tij, të mos pinë alkool, duhan dhe të hanë ushqime të freskëta dhe të shëndetshme si verë, peshk, zarzavate dhe shumë fruta. Në të gjitha këto fusha, italianet gjenden sipër grave anglosaksone dhe skandinave, që në fakt duket se preferojnë më shumë nga ç’duhet pijet alkoolike dhe ushqimet e konservuara. Ndërsa francezet janë shumë dembele për sa u përket aktiviteteve sportive, spanjollet preferojnë një stil të çrregullt jetese, duke ndenjur jashtë dhe duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit, thuajse çdo fundjavë.