Studimi Kriza e vitit te shtate prek edhe miqesite

Studimi: Kriza e vitit te shtate prek edhe miqesite
Sociologu ben pyetje te tilla si; me ke dilnit me shpesh ne te shkuaret, cili ka qene miku me i besuar, ku jane sot njerezit qe keni vite pa i pare. Sociologet besojne se miqesite qe njeriu krijon gjate jetes jane te lidhura ngushte me zgjedhjet personale.

Por a eshte kjo e vertete? Gerald Mollenhorst eshte perpjekur te sqaroje se ne c’menyre rrethathat e takimit te personave ndikojne ne zgjatjen e nje miqesie. Ai ka kryer nje studim ne dy faza. Fillimisht ka intervistuar rreth 1 mije persona 15-65 vjec duke i pyetur se cilet ishin miqte e tyre me te mire, ata qe takonin me shpesh, ata me te cilet ndanin sekretet, hobet dhe ku i kishin takuar. Pas shtate vitesh i ka ritakuar, duke u bere te njejtat pyetje e duke krahasuar intervistat.

Vetem 48 perqind e miqesive te vjetra ishte ende pjese e jetes se te intervistuarve dhe vetem 30 perqind e dyte kishin te njejten rendesi si shtate vjet me pare. Numri i miqesive ishte mbajtur i qendrueshem, por edhe ishte pasuruar me njohje te reja. Edhe konteksti social sipas pergjigjeve, tregoi se kishte rendesi ne krijimin e lidhjeve, qofte miqesie siperfaqesore, ose raporte me te rendesishme. Pergjithesisht, miqte takohen ne ambiente ku kane edhe njohje te tjera, ndersa ne shkolle lindin 9 perqind e miqesive. Nuk eshte e thene qe miqesite e femijerise te zgjasin. Thelbesore ne mbajtjen e nje miqesie jane takimet e vazhdueshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama