Martesa mund të konsiderohet fare mirë si një terapi për shëndetin dhe sidomos për zemrën tuaj. Në një përfundim të tillë ka arritur një studim i kryer nga sociologët në Universitetin Emory në Atlanta, të Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit, artesa është një "drogë” shumë efektive, sepse redukton tri herë rrezikun për të mos mbijetuar pas një operacioni të zemrës. E megjithatë, sipas tyre, martesat janë në rënie dhe kjo është trishtuese. Të dhënat e këtij studimi, konfirmojnë në këtë mënyrë, ato të mëparshmet të cilat tregonin se duke u martuar në përgjithësi është një gjë e mirë për shëndetin.
Porse këtë herë, ai thellohet duke pohuar se sidomos në lidhje me të sëmurët e zemrës, martesa konsiderohet një terapi e vërtetë.
“Duke qenë një çift mbështetet me besim në kujdesin e të tjerëve, kjo lejon për marrëveshje më të mirë me ndonjë problem shëndetësor me efekte pozitive edhe në mënyrë të qartë në nivel praktik, në kushtet e mbijetesës”, pohojnë studiuesit.