Studimi Meshkujt jane te lindur per lufte ndaj dhe e bejne ate

Studimi: Meshkujt jane te lindur per lufte, ndaj dhe e bejne ate
Të gjitha konfliktet, që trazirat në stadiume dhe deri te  luftërat, i atribuohen "shpirtit luftëtar" të meshkujve, trashëgimisë së drejtpërdrejtë të tyre për të luftuar fizikisht, duke e parë këtë në mënyrë të pandërgjegjshme si të nevojshme për të rritur shanset e riprodhimit.

Një fakt të tillë e pohon hulumtimi i fundit i kryer nga Universiteti i Oksfordit, i koordinuar nga Mark van Vugt, i cili shqyrton shembuj historikë dhe analiza shkencorë për të gjetur një konfirmim të hipotezës se “mashkulli lind luftëtar”. Pra, të vërtetimit të teorisë së ai është gjenetikisht i programuar për të sulmuar të gjithë ata që i percepton si "të huaj".

Dhe konkludoi në fakt, se pikërisht, agresiviteti i lindur mashkullor, qëndron në thelb të shumicës së shembujve të luftërave dhe dhunës.
Sipas studimit të lartpërmendur, meshkujt priren të kenë sjellje më ksenofobe dhe etnocentrike se femrat, ndaj ata janë më të prirur t’i çojnë drejt acarimit konfliktet, duke arritur deri në luftë, ndërsa femrat janë të prirura për t’i shmangur ato

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama