Nuk është shumë e shpjegueshme...
Në një studim të fundit ka rezultuar se meshkujt jantë të gatshëm më mirë të martohen me sekretaret se sa me shefet e tyre.
Mendohet se kjo vjen nga egoja që kanë meshkujt për të qenë më lart se femrat edhe në cështjen e parave. Ata nuk duan që gruaja e tyre të jetë më e zonja se ata ose të fitojë më shumë se ata.
Megjithatë djemtë nuk e kanë të vështirë të marrin para nga mamaja e tyre. Por nga gruaja.... ata stepen. Duan që ajo të jetë më e re dhe të mos ketë karrierë më të shkëlqyer se ata.
Por kohët duket se do të ndryshojnë përderisa gratë po bëhen gjithmonë e më të paguara në vendet e tyre të punës.
Orjeta Zhupa
Nga : Gazeta Shekulli