Studimi Nje ne 5 veta pranon se ka bere seks ne zyre

Studimi: Nje ne 5 veta, pranon se ka bere seks ne zyre
Një person në pesë të tillë, pranon se ka pasur të paktën një marrëdhënie seksuale me një koleg pune dhe madje, se mund të ketë bërë seks në mjediset e saj. Këtë e konfirmon një studim i kryer në Itali, nga shoqata "Gratë dhe cilësia e jetës", i iniciuar nga seksologia e njohur Serenella Salomoni. Ai mori në shqyrtim një kampion prej 480 individësh, në mes moshave 25 dhe 55 vjet. Dhe arriti në përfundimin se “sidomos në kohët e krizës, dashuria në zyrë, kuptohet edhe në aspektin e seksit, është një gjë e mirë për trupin dhe shpirtin, madje edhe rrit nivelin e performancës në punë”.

Fenomeni në fjalë, konsiderohet në rritje në Itali, por edhe në vendet evropiane në përgjithësi.

Anketa theksoi faktin se 20% e njerëzve, kanë patur të paktën një raport intim në vendin e punës dhe shpesh këto lidhje kanë rezultuar në një marrëdhënie të qëndrueshme. Shumica e të anketuarve thanë gjithashtu se kanë një çështje të hapur sentimentale me një koleg në tavolinën e punës, gjë që sipas tyre, u jep më shumë lumturi dhe energji. Në veçanti, gratë kanë pohuar se dashuria me një koleg është më produktive, se me një mashkull jashtë mjediseve të punës, në 65% të rasteve. Ndërkaq, 1 në 3 persona ka pranuar se kur e ka dashnorin në zyrë, shkon për të punuar më me dëshirë atje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama