Studimi Njerezit nuk zgjedhin dot kandidatin e duhur

Studimi: Njerezit nuk zgjedhin dot kandidatin e duhur
Ja një studim që do i pëlqente shumë diktatorëve të tipit Stalin dhe Hitler: shkencëtarët kanë dalë me një teori se demokracia ka një problem të madh që konsiston se shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të zgjedhin kandidatin e duhur në zgjedhje.

Sipas kësaj teorie, procesi demokratik bazohet në marrjen për të mirëqenë se kandidati më i mirë politik ose ideja më i mirë politike do të fitojë. Por, një grup kërkuesish kanë dalë në përfundim se shumë rrallë fiton më i miri. Studimi i udhëhequr nga profesori David Dunning, psikolog në Universitetin e Kornell (SHBA), tregon se ka shumë njerëz jokompetentë që nuk mund të masin kompetencën e të tjerëve apo cilësinë e idesë së të tjerëve.

Për shembull, nëse njerëzit nuk dinë asgjë mbi taksat, nuk mund të kuptojnë se kush janë kandidatët që janë në gjendje të bëjnë reforma të mira. Thjesht këta njerëz nuk janë në gjendje të japin gjykime që kanë kuptim. Si rrjedhim, ata nuk mund të vlerësojnë siç duhet kandidatët në garë.

“Idetë e zgjuara të kandidatëve është e vështirë të kuptohen nga njerëzit e thjeshtë”, theksoi profesor Dunning.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama