Një studim që i finalizua pas kërkimeve 3-4 vjeçare në këtë fushë. Kërkuesit e organizatës RAND u shprehën se në bazë të studimit të tyre bërë në 3-4 vite programet televizive janë ato që ndikojnë në sjelljen seksuale të adoleshentëve. “Kërkimet tona tregojnë që televizioni mund të luaj një rol sinjfikativ në shumicën e rasteve të shtatzanive të adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Anita Chandra, studiuese e Sjelljes, që drejton kërkimet në RAND. “Ne nuk jemi duke thënë që duhet të konfuzohemi dhe të mos lënë fëmijët të shohin TV, por ne jemi duke thënë se ky është një faktor që po zgjeron terren gjithnjë e më shumë dhe lidhet direkt me shtatzanitë e adoleshentëve’, tha Sandra në një intervistë për agjencinë e njohur ndërkombëtare të lajmeve Reuters.
Kërkuesit rekrutuan adoleshtentë të moshës 12-17 vjeç dhe i survejuan ata për tre vjet me radhë nga 2001 deri në 2004. Përpos mbikqyrjes që iu bënin, ata edhe i pyesnin rreth gjërave që i terhiqnin më shumë në TV, sjelljeve seksuale dhe shtatzanive. Nga kërkimet rezultuan se nga 718 adoleshentë, 91 prej tyre mbetën shtatzënë në këtë moshë. 10 kryesorët e listës së adoleshentëve shikonin televizor dhe së shumti programe seksuale me një risk të dyfishtë për të përjetuar shtatzani tjetër në moshë të re.
Po kështu studimi u fokusua edhe në 23 televizone kabllore pa pagesë ndër më të shikuarat në SHBA dhe me ndikim tek adoleshtentët. Studiuesit monitoruan filmat komik, dramat, programet Reality si dhe filma të animuar. Rezultoi që komeditë kishin më së shumti kontekst seksual dhe më pas vitin Reality Show. “Televizonet që ne vëzhguam transmetonin shumë dritë negative, pasi aspektet të seksit vinin bruto” tha Chandra. Sipas saj adoleshentët nuk merrnin asnjë informacion për shtatzanitë ose sëmundjet seksualisht të transpetueshme, por vetëm shikon skena seksi”. Shtatzanitë e adoshentëve kanë nisur të kthehen në problem në SHBA që nga 1991. Afër një milion vajza të moshës 15-19 vjeç kanë mbetur shtazënë shpejt, ose 20 për qind e femrave që kryejnë mërrëdhënie seksuale në këtë grupmoshë. Pas televizionit me ndikim në sjelljen e tyre janë edhe revistat, interneti, muzika, etj.
Gazeta: Shekulli