Përmbytja është më e thellë në zonën jugore ku arrin 3-4 milimetra në vit, ndërsa në pjesën qendrore me rreth 1 milimetër çdo vit. Shkaqet e këtij fenomeni janë të ndryshme. Nga njëra anë është nxjerrja e ujit që është përgjegjëse për uljen e qytetit me 7 centimetra, nga ana tjetër ashtu siç shpjegon Yehuda Bock, autor i studimit: “faktori kryesorë është ai tektonikë, pllaka e Adriatikut po rrëshqet nën Apeninet, edhe pse kompaktësia e sedimenteve nën qytet mbetet një faktor i rëndësishëm”.
Studimi do të publikohet i plotë në datën 28 mars dhe vetëm atëherë mund të merret në konsideratë, duke vlerësuar metodat e përdorura, pasi shpesh herë matjet e këtij lloji kanë një marzh gabimi të konsiderueshëm. Megjithatë prej disa kohësh po merren masa për të shmangur përmbytjet e qytetit; një prej këtyre është thithja e ujit nën taban për të arritur ngritjen e nivelit të qytetit.