Studimi bruceloza ne Shqiperi qe nga mesjeta

Studimi, 'bruceloza', ne Shqiperi qe nga mesjeta
Shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë të martën se nga studimi i një grupi eshtrash mesjetare, të gjetura në Shqipëri, janë zbuluar gjurmë të një sëmundjeje moderne infektive që prek njerëzit që hanë prodhimet e qumështit të papasterizuar. Gjetjet, të botuara në Fletoren Amerikane të Antropologjisë Fizike, janë të parat të cilat tregojnë se sëmundja, e njohur si bruceloza, ka qenë prezente në Shqipëri të paktën që nga mesjeta.

Kryesisht një sëmundje e kafshëve, bruceloza është e zakonshme në pjesët rurale të rajonit të Mesdheut dhe është e transmetuar tek njerëzit nga ngrënia e mishit dhe djathit të dhive që janë të infektuara. Sëmundja mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë, dobësi, ethe dhe humbje peshe, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ajo gjithashtu shkakton dëme të kockave. Kockat e marra në studim janë gjetur në qytetin e lashtë të Butrintit dhe i përkasin dy skeleteve, që besohet se janë të dy meshkujve adoleshente, të shekujve 10-të dhe 13-të.

“Është e mahnitshme të gjesh diçka të re në diçka që është qindra vjeçare e vjetër”- janë shprehur studiuesit.

Todd Fenton, profesor i asiciuar i Antropologjisë në Universitetin e Miçiganit duke mbajtur në dorë një nga rruazat 1.000 vjeçare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama