Një eksperiment i kryer nga University Hospital të Bochum (Gjermani) ka treguar se “sekreti” qëndron tek truri i burrave. Ekspertët kanë kryer rezonancë magnetike tek 22 meshkuj të moshës nga 21 deri në 52 vjeç, duke zbuluar se për ta është më e lehtë të komunikojë me persona të së njëjtës gjini, sesa me femrat.
Por nuk bëhet fjalë thjesht për një problem komunikimi. Sipas shkencëtarëve mospërputhja rrjedh nga një konfiguracion i ndryshëm i sistemit limbik, asaj zone të trurit nga e cila varet komunikimi, seksi, empatia dhe socializimi, i cili është shumë i ndryshëm mes grave dhe burrave.