Zbulimi, i publikuar në revistën “Nature Biotechnology”, forcon idenë që mund të bëhen të tilla modifikime në mbrojtje të shëndetit të njeriut.
“Minjtë që ishin të prekur nga tumori e të trajtuar me modifikimin e ri, jetuan më gjatë se ata që iu nënshtruan një diete standarde, me ose edhe pa domate të zakonshme”- thanë Cathie Martin dhe kolegët e saj të “John Innes Centre”, institut i financuar nga qeveria britanike. “Efekti ishte shumë më i madh se ai që prisnim”- ka thënë Martin, biolog.
Minjtë, që ishin të prekur nga tumori dhe që u trajtuan me ‘domaten antitumor’ jetuan mesatarish 182 ditë, ndërkohë që të tjerët që ndoqën një dietë normale, 142 ditë.
Studimi u fokusua në ‘antocianinën’, një tip antioksidanti që pakëson risqet e tumorit, semundjeve kardiake dhe disa patologjive neurologjike.
Gazeta: Shekulli