Studimi gjumi favorizon obezitetin

Studimi, gjumi favorizon obezitetin
Fëmijët e marrë në këtë studim kanw treguar se mundësia për të qenë mbipeshë që 3-vjeç ishte më e dukshme në ata fëmijë që flinin së paku 12 orë.

Obeziteti konfirmohet kështu si një sëmundje shumëfaktorëshe, ku ka ndikimin e vet edhe gjumi, së bashku me aktivitetin fizik dhe trashëgiminë.

Gjumi bëhet vendimtar për funksionimin e sistemit neuroendokrin dhe në mënyrë të veçantë të qendrës së trurit që kontrollon urinë.

Duke fjetur më pak, niveli i hormonit leptina, dhe stimulon përdorimin e rezervave të yndyrnave do të jetë më i vogël dhe grelina, që provokon urinë do të zvogëlohet.

Për kontrollin e peshës mes të tjerash është thelbësor edhe hormoni i rritjes GH, që vjen gjatë gjumit pa ndërprerje.

Atëherë çfarë strategjish duhen përdorur për të parandaluar obezitetin?

Është e nevojshme të arrish një stil jete të ekuilibruar, duke eleminuar kohën pa kufij të kaluar në kompjuter dhe para televizorit, sepse është provuar që fëmijët në rrethana të tilla hanë në mënyrë të pakontrolluar.

Po për orët e gjumit në pushime, si duhet vepruar?

Është e udhës që të respektoni oraret në bazë të moshës, sepse të vegjlit kanë nevojë të padiskutueshme për një pushim të rregullt dhe me orar të respektueshëm.

Nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama