Studimi i fundit te rinohesh me hormone

Studimi i fundit, të rinohesh me hormone

Në vitet 1990, mjekët në mënyrë të vazhdueshme rekomandonin zëvëndësimin e hormoneve për grate e moshuara, duke besuar se kjo lloj terapie do t’i ndihmonte ato për zemrën dhe simptoma të pakëndshme të menopauses.Për më pas dolën dolën studimet që e lidhnin terapinë me hormone me shtimin e rrezikut për mpikjes të gjakut, goditje në zemër e kancer në gji. Këto rezultate bënë që shumë gra të hiqnin dorë nga terapia me hormone dhe filluan të trajtoheshin me barna.


Por aktualisht, terapia me hormoneve mbetet trajtimi më i efektshëm për simptomat e menopauses dhe shumë gra thonë se janë të gatshme të marrin parasysh rreziqet e shëndetit vetëm për t’u lehtësuar sadopak nga simptomat.Studimi i ri e mbështet këtë ide, duke thënë se të mirat nga terapia me hormone janë më të mëdha sesa rreziqet për ato gra që përjetojnë simptoma të menopauses. Shkencëtarët morrën nën shqyrtim 5 mijë e 700 gra në Australi, Britani e Zelandën e Re dhe pane se terapia me hormone pakëson simpmtomat e afshit, djersitjeve natën, dhimbjet e kyçeve dhe pagjumësinë. Rezultatet e studimit mbështesin apo konfirmojnë studimet e tjera që lënë të kuptohet se shumë gra mund të trajtohen me hormone pa frikën e ndonjë rreziku, në rastet kur ato nuk kanë probleme të rënda shëndetësore dhe nëse përdorin doza të vogla për një periudhë sa më të shkurtër kohe.


 


Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama