Studimi kafeja mbron nga kanceri i aparatit tretes

Studimi, kafeja mbron nga kanceri i aparatit tretes
Kafeja ul deri në 40% rrezikun e shfaqjes së kancerit në aparatin tretës. Lajmi i mirë vjen nga një studim i kryer nga “National Cancer Institute” e Rockville, në SHBA.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se nëse konsumoni deri në 4 filxhan kafe në ditë, ulni rrezikun e shfaqjes së tumoreve në traktin tretës.

Studimi është konsideruar si shumë interesant, pasi ka marrë në analizë të dhënat mbi mënyrën e ushqyerjes dhe sëmundjet e shfaqura gjatë jetës për gjysmë milioni amerikanë. Personat që kanë deklaruar se kanë konsumuar deri në 6 filxhan kafe në ditë, kanë pasur një probabilitet më të ulët për tu prekur nga tumori i aparatit tretës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama