Studimi kush fle me pak se 6 ore i rrezikuar nga iktusi

Studimi, kush fle më pak se 6 orë, i rrezikuar nga iktusi
Rreziku për t’u prekur nga iktusi apo infarkti shtohet nëse fle më pak se 6 orë në ditë. Të paktën kështu pretendon një studim amerikan, i prezantuar gjatë punimeve të konferencës “Sleep 2012″.  Në studim janë analizuar për tre vjet rresht rastet e 5.600 vullnetarëve të shëndetshëm. Ata nuk kishin vuajtur kurrë nga ndonjë iktus apo mini-iktus ishemik, nuk kishin probleme me frymëmarrjen dhe pesha e tyre trupore ishte normale.

Pas tre vitesh u vërejt se personat që flinin më pak se 6 orë në natë, shfaqnin një propabilitet 4 herë më të lartë për të pësuar iktus, në krahasim me ata që flinin 7/9 orë.

Studiuesi Megan Ruiter, ka nënvizuar se gjumi është mjaft i rëndësishëm dhe luan një rol kyç për dietat, shfaqjen e hipertensionit, rrezikun për iktus dhe infarkt.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama