”Nuk do të ketë ujë mjaftueshëm për të prodhuar ushqimin e nevojshëm për 9 miliardë personat që do të jetojnë në Tokë në vitin 2050, sidomos nëse mbahet trendi aktual”, thotë autorja e raportit, Malik Falkenmark.
Sipas autorëve zgjidhja do të jetë një dietë vegjetariane për të gjithë popullatën e planetit. Aktualisht, 20 për qind e proteinave që na nevojiten, i sigurojmë nga produkte të derivuara nga kafshët: mishi dhe produktet e qumështit. Në vitin 2050 kjo përqindje duhet të zbresë në 5 ose dhe më pak, nëse duam të shmangim konfliktet për mungesë ushqimi.