Studimi shokues 20 e grave ne SHBA perdhunohen

Studimi shokues: 20 % e grave ne SHBA perdhunohen
Rreth 20 përqind e grave në Shtetet e Bashkuara janë përdhunuar ose janë tentuar të përdhunohen. Kështu thotë një studim amerikan. Sipas BBC, gjithmonë e më shumë gra, rreth 25 përqind, janë sulmuar nga partneri ose burri. Studimi është realizuar nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.

Të dhënat janë përpunuar pas një vëzhgimi mbi dhunën seksuale në mbarë vendin. Më shumë se 24 njerëz në minutë raportojnë dhunë, përdhunim ose përndjekje. Ekspertët e kësaj qendre thonë se rezultatet e studimit janë tronditëse. Studimi ka zbuluar se më shumë se një milion femra janë raportuar si të përdhunuara në 12 muajt përpara anketës. Më shumë se 6 milion gra e burra janë viktima të përndjekjes. Më shumë se 12 milion gra dhe burra raportuan përdhunim, dhunë fizike ose përndjekje nga partneri intim në kursin e një viti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama