Studimi shqiptaret abortojne ne mase mjeket i rrjepin

Studimi, shqiptaret abortojne ne mase, mjeket i rrjepin
Shqipëria konsiderohet ndër vendet me numrin e aborteve më të lartë. Sipas studimeve të kryera nga USIAD përllogariten 230 aborte në 1000 lindje të gjalla, ndërkohe që në vende të tjera të Europës përllogariten vetëm 28 në 1000 lindje.

Shqiptarët mbeten ende në metodat tradicionale për të shmangur shtatzanitë e paplanifikuara. Kjo, jo vetëm nga mosinformimi për metodat moderne, siç është kontracepsioni, por edhe për shkak se shpesh mjekët gjinekologë u kërkojnë vizita të shumta ekografike pacienteve duke rritur koston.

“Faktikisht nga pjesa e njohurive, ne pamë se gratë kishin përsëri frikë nga përdorimi i metodave kontraceptive. Kostoja ishte një tjetër element. Në këtë studim u pa se kryesisht mjekët kërkonin më shumë ekografi dhe vizita pasuese për abortin, apo fillimin e metodave kontraceptive, më shumë se normat e rekomanduara nga OBSH. Detyrimisht që këto vizita pasuese apo ekografi më shumë se normat e rekomanduara nga OBSH, rrisin koston e metodave të planifikimit familjar”, thotë Arian Boçi, koordinator i studimit.

Gjatë studimit të USAID-it ka rezultuar se shpesh pacientët që kërkojnë të abortojnë, paguajnë para nën dorë te mjeku duke anashkaluar faturat e spitalit. Nga ana tjetër ka rezultuar se shpesh janë partnerët ata që nxisin gratë te mos përdorin metodat kontraceptive, duke ndikuar kështu në rritjen e numrit te aborteve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama