Studimi televizori dhe makina vrasin

Studimi, televizori dhe makina vrasin
Pasja e një televizori dhe makine mund të jetë e dëmshme për zemrën. Ata të cilët kanë të dy këto, janë të rrezikuar 27% më shumë nga një sulm kardiak në krahasim me ata që nuk kanë as makinë dhe as televizor. Përfundimi ka dalë nga një studim ku janë përfshirë 30 000 njerëz në 52 vende të ndryshme të botës.

Kërkuesit thonë se makina dhe televizori “nxisin sjellje sedentare” gjë e cila rrit riskun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Claes Held, profesor i  Spitalit Universitar Uppsala në Suedi dhe kolegë të tij nga SHBA dhe Kanada kanë krahasur punën dhe sjelljen në kohën e lirë të mbi 10 000 personave të cilët kanë kaluar një sulm në zemër me 14 200 njerëz të shëndetshëm.

Nga ky krahasim del se ata të cilët në kohën e lirë shohin televizor janë 13% më shumë të rrezikuar ndërsa personat që bëjnë një jetë të moderuar me aktivitete fizike reduktojnë rrezikun me 24%. Personat të cilët kryejnë një punë fizike kanë një rrezik 22% më të ulët se ata të cilët kryejnë një punë zyre.

“Studimi tregon se një aktivitet i vogël fizik gjatë punës apo çdo aktivitet i tillë gjatë kohës së lirë ul rezikun e ndonjë sulmi kardiak. Të shkosh në këmbë nëpër dyqane në vend që marrësh makinën, të luash sport në vend që të shohësh Tv mund të japë përfitime afatgjate për shëndetin”, thotë profesori Held. Ai kthekson se “punët e rënda fizike nuk ju mbrojnë nga sëmundjen e zemrës”.

Kardiologu rekomandon 30 minuta aktivitet fizik intensiv të paktën 5 ditën ë jave. Ndryshime të vogla në stilin e jetesës mund të bëjnë ndryshime të mëdha në shëndetin e zemrës tuaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama