Studimi tregon se sa per qind e shqiptareve kane njohuri per infektimin ndaj HIV/AIDS

Studimi tregon se sa per qind e shqiptareve kane njohuri per infektimin ndaj HIV/AIDS
Edhe pse rreth 93 % e femrave dhe 94 % e meshkujve raportojnë se kanë njohuri për SIDA-n, duket se këto njohuri nuk janë të mjaftueshme. Një studim i fundit demografik dhe shëndetësor në Shqipëri ka matur nivelin e njohurive rreth transmetimit dhe parandalimit të HIV/SIDA. Nga kjo rezulton se njohuritë e plota mbi SIDA-n në Shqipëri janë të pakta: më pak se 3 në 10 femra (28%) dhe vetëm 1 në 5 meshkuj (20%) në Shqipëri kanë njohuri të plota mbi transmetimin dhe parandalimin e HIV/AIDS.

Meshkujt

Po sipas të njëjtit studim meshkujt më tepër se femrat i dinë mënyrat për të mënjanuar virusin HIV. Rreth 83 % e tyre si metodë më të shpeshtë përmendën përdorimin e prezervativit, ndërsa dy metoda të tjera për parandalimin e HIV/AIDS përmenden; kufizimi i marrëdhënies seksuale me një partner të vetëm që është HIV negativ dhe nuk ka partnerë të tjerë, dhe abstenimi ndaj marrëdhënieve seksuale(që u përmendën nga 81 % dhe 76 % e meshkujve).

Femrat

Ndërsa femrat më tepër se meshkujt njohin rrezikun e transmetimit të HIV-it nga nëna te fëmija përmes ushqyerjes me gji (75% dhe 51% përkatësisht). Një në tre femra (31%) dhe një në katër meshkuj (27%) e dinë se rreziku i transmetimit të HIV-it nga nëna te fëmija mund të zvogëlohet kur nëna merr ilaçe të veçanta gjatë shtatzënisë. Ndërkohë 61 % e femrave dhe 57 % e meshkujve pranojnë se fëmijët e moshës 12-14 vjeç duhet të mësojnë mbi përdorimin e prezervativit për të shmangur SIDA-n.

Testimi për HIV

Edhe sa i përket testimit ndaj këtij virusi, meshkujt më tepër se femrat e dinë se ku ta kryejnë një test të HIV-it. Krahasimi është 40% (meshkujt) me 26 % (femrat). Rezultatet nga ADHS 2008-2009 tregojnë se vetëm 1 % e të rinjve në Shqipëri janë testuar gjatë vitit të kaluar dhe kanë marrë rezultatet. Megjithatë, të rinjtë dhe të rejat në zonat urbane dhe ata me nivel më të lartë arsimor kanë më tepër gjasa të jenë testuar gjatë vitit të kaluar dhe të kenë marrë rezultatet.

Marrdhënia seksuale

Rreth 1 % e femrave dhe meshkujve të moshës 15-24 vjeç kanë kryer marrëdhënie seksuale para moshës 15 vjeç. Kjo përqindje rritet ndjeshëm rrethe moshës 18 vjeç, pasi rezulton se 15 % e femrave të grupmoshës 18024 vjeç dhe 23 % e meshkujve të grupmoshës 18024 vjeç kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Infeskionet

Rreth 77% e femrave dhe 73 % e meshkujve janë të mendimit se një grua është e justifikuar të refuzojë të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj, nëse ajo e di se ai ka një IST (sëmundje seksualisht të transmetueshme), dhe 82 % e femrave dhe 86 % e meshkujve pranojnë se nj grua është e justifikuar ti kërkojë bashkëshortit të saj të përdorë prezervativ nëse ai ka një IST. Në përgjithësi,88 % e meshkujve besojnë se një grua mund ose të refuzojë të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj ose ti kërkojë atij të vendosë prezervativ, nëse ajo e di se ai ka një IST.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama