“Lojërat tani mund të krijohen për të rritur kreativitetin duke ruajtur vlerat argëtuese në mënyrë që brezi i ri të marrë edhe argëtim dhe edukim”, shprehet ajo. Studimi ka vrojtuar 500 fëmijë të moshës 12-vjeç duke i testuar ata mbi kreativitetin e mendimi në zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë në tregimin e historive. Në një kohë kur zbulohet se video-lojërat rrisin kreativitetin e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kompjutetar, telefonin apo internetin.
Kërkuesit gjithashtu kanë zbuluar se fëmijët që luajnë lojëra elektronike kanë dhe aftësi më të mirë në vrojtimin e hapësirave, gjë e cila është e rëndësishme në zhvillimi e aftësive për shkencat dhe disiplinat inxhinierike kur fëmijët të rriten. Studimi pritet të publikohet i plotë vitin e ardhshëm tek revista “Computers in Human Behaviour”.