Një stuhi diellore po drejtohet në plantin e Marsit. Ajo është gjeneruar nga një erozion diellor dhe do të arrijë Planetin e Kuq ditën e sotme. Diçka e tillë do të dhurojë një spektakël të vërtetë pasi do të krijohen aurora “marsiane”. Imazhet e kurorës diellore që janë marra nga NASA kanë dhënë përshtypjen e nxjerrjes në masë të kurorës (CME), ose e thënë ndryshe grimcat që janë krijuar dhe kanë dalë si pasojë e erozionit të fuqishëm që ka ndodhur në sipërfaqe të diellit. Sipas parashikimeve masat që janë nisur drejt Marsit mund të krijojnë stuhinë këto dy dit.