Mrekullia e Klaudio Ranierit në Angli me Leiçesterin është bërë pjesë e Euro 2016. Trajneri suedez Erik Hamren, është frymëzuar nga "dhelprat" e Anglisë dhe me shumë mundësi, në këtë Europian do të shohim disa nga taktikat e skuadrës të drejtuar nga Ranieri të përdorura prej tij.
"Pjesë e stafit tonë është edhe një prej pjesëtareve të stafit të Leiçesterit dhe kemi adoptuar një shprehje prej tyre: Beso të pabesueshmen", u shpreh Hamren.
Pjesë e kombëtares të Suedisë, përveç Zlatan Ibrahimoviç, i cili padyshim është ylli i skuadrës, janë edhe 6 lojtarë të cilët u shpallën Kampionë Europe me U-21, edhe pse pakkush besonte që mund t'ia dilnin, si Leiçesteri.
Suedia ndodhet në Grupin E dhe për të siguruar vazhdimësinë në kompeticion, do të duhet të përballet me Italinë, Belgjikën dhe Irlandën e Veriut.