Qeveria suedeze bëhet anëtari i parë i BE-së që njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës. Këtë vendim, qeveria e këtij vendi, pritet ta komunikojë gjatë ditës së sotme. I sapo zgjedhuri, kryeministri Stefan Lofven, ditë më parë njoftoi për veprimin gjatë ceremonisë së betimit të tij, më 3 tetor, por kjo nuk pritej që të ndodh kaq shpejt, shkruan e përditshmja izraelite Haaretz.
"Disa do të thonë se vendimi i sotëm vjen shumë herët. Unë kam frikë se është shumë vonë ", shkruan ministri i Jashtëm, Margot Uallstrom, në suedezen Dagens Nyheter, transmeton Telegrafi.
"Vitin e kaluar, ne kemi parë se negociatat e paqes edhe një herë janë ndërprerë, se vendimet për vendbanime të reja në tokën e pushtuar palestineze kanë penguar një zgjidhje mes dy shteteve dhe se dhuna është kthyer në Gaza", ka thënë ai.
Uallstrom shkruan se njohja ka për qëllim të mbështesë forcat e moderuara palestineze, që të bëjnë negociata dhe tu japin të rinjve palestinezëve shpresë për një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Një total prej 134 vendeve të tjera e kanë njohur Palestinën para Suedisë.
Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, të gjitha e kanë bërë një gjë të tillë, por para se të bashkohen me BE-në