Sugjerime te thjeshta per te gjetur me shume kohe ‘per veten’

Sugjerime te thjeshta per te gjetur me shume kohe ‘per veten’
Me gjithë këto gjëra që duhet të bëjmë e të mendojmë, nuk është çudi që shpesh të harrojmë të bëjmë gjërat që me të vërtetë na pëlqejnë.

Zgjohuni më shpejt

Kjo mund të duket tmerr (veçanërisht nëse jeni gjumashe), por një orë më tepër në mëngjes, pa fëmijët, zhurmat dhe punët e përditshme, mund të jetë një nga mënyrat më relaksuese për të filluar ditën. Lexoni një revistë, hani një mëngjes të mirë, shikoni lindjen e diellit ... thjesht sigurohuni të flini shpejt një natë përpara.

Bëni një shëtitje gjatë orës suaj të drekës

Ju e shpenzoni gjithë ditën me kolegët tuaj, kështu që shpenzojeni me veten tuaj këtë orë, një herë në kaq kohë. Gjeni një vend të ri për të ngrënë sandviçin tuaj, dëgjoni pak muzikë në kufje dhe fillojeni pasditen me energji dhe dinamizëm.

Bëni një takim me veten tuaj

Përpara se të rrini dhe të shikoni ditarin tuaj me shënimet e shkollës apo të punës, të burrit apo miqve, rezervoni një mbrëmje vetëm për veten tuaj; Mund të shkoni në kinema vetëm, të lini një takim në një qendër estetike a bukurie, apo thjesht të relaksoheni në dhomën tuaj të gjumit, por duke u siguruar që keni lënë udhëzime dhe nuk do të shqetësoheni.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama