Xhevahir Sukaj e pranon me sinqeritet që Skënderbeu do shpallej kampion. Golashënuesi më i mirë i Partizanit tha për "SuperSport" që ishte i vetëdishjëm që nuk do ngrenin titullin, por dëshira e madhe për të arritur objektivin nuk e linte të besonte atë çfarë ai realisht mendonte."Dëshira nuk më linte për të pranuar, por në vetvete e dija që do të fitonte Skënderbeu. Dështimi me Ballshin ka qenë fatal për ne. Humbja me Bylisin na ka penalizuar për të arritur objektivin madhor, titullin kampion".
Kontrata
I pyetur nëse do të vazhdojë të luajë për të kuqtë, sulmuesi shkodran tha se mund të luajë dhe sezonin tjetër.
"Mendoj që mund të jem dhe vitin tjeter".