Sukaj Shenoj une dhe mundim Skenderbeun

Sukaj: Shënoj unë dhe mundim Skënderbeun

Xhevahir Sukaj mendon se asgjë nuk ka përfunduar sa i përket titullit. Sulmuesi i Skënderbeut, në një bisedë për "Supersport", ka thënë ndër të tjera se pas humbjes tronditëse ndaj Bylisit të kuqtë do të rihapin garën, duke fituar ndeshjen ndaj rivalit direkt në Korçë. sukajFillimisht ai nisi prononcimin e tij me një batutë, teksa u pyet nëse do të ndërronte fanellën me Salihin pas ndeshjes.

"Fanellat i kemi me limit (qesh). Patjetër që do ta ndërroj pas ndeshjes me Salihin", deklaroi Sukaj, për të kaluar më pas te hapi fals ndaj ballshiotëve, që e çoi në pesë pikë diferencën me Skënderbeun.

"Ende nuk dimë ta shpjegojmë si e humbëm ndeshjen me Bylisin, pavarësisht se futbolli i ka të gjitha rezultatet, prandaj dhe për këtë arsye mbetet i bukur. Por, gjithmonë pas një të keqeje, ka një të mirë. Më mirë ishte humbja se barazimi ndaj Bylisit.

Pavarësisht se nuk mund të justifikohet, nëse ndeshja do të dilte barazim, Bylisi dilte nga gara dhe Flamurtari do ta kishte më të thjeshtë ndeshjen e fundit me Skënderbeun. Humbja jonë e mbajti të hapur kampionatin", u shpreh sulmuesi që ka shënuar 20 gola me fanellën e Partizanit deri më tani. Ai shpreson se këtë herë do të realizojë në portën e korçarëve dhe Partizani i tij do të triumfojë.

"Mendoj dhe shpresoj që, nëse Partizani do të jetë në gjendjen si është paraqitur në tri ndeshjet e para ndaj Skënderbeut, atëherë do të arrijmë të fitojmë. Skënderbeu është e vetmja skuadër që nuk i kam shënuar gjatë këtij sezoni. Shpresoj që të realizoj këtë herë dhe me atë gol të fitojmë", përfundoi sulmuesi shkodran.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama