Xhevahir Sukaj e klasifikon ndeshjen ndaj Skënderbeut si vendimtare për të treguar se kush është më i miri në Superligë. Përmes një statusi në profilin e tij në "Facebook", sulmuesi i Partizanit ka premtuar "betejë" deri në fund duke lënë pas humbjen ndaj Bylisit. Statusi
Ndryshe nga cdo ekip tjeter, neve ne kete ekip luftojme, neve ne kte ekip behemi cope dhe ju tregojme dhembet cdo kundershtari sepse vetem duke luftuar me mish e me shpirt behet diferenca mes ati qe fiton dhe ati qe humbet. Ne cdo lufte vetem ai qe eshte gati te jape jeten, fiton..
Nuk ka rendesi nese humbasim me Ballshin apo me cdo ekip tjeter qe nuk eshte ne nivelin tone, rendesi ka te tregojme se kush jemi me ekipet qe pretendojne se jane me te mire se ne, qe pretendojne se ne nuk e meritojme titullin kampion, qe pretendojne qe secili nga ne eshte me i dobet se ata..
Nuk ka rendesi nese ne fund do jemi ne apo dikush tjeter kampion, rendesi ka qe ne te tregojme qe jemi me te miret, qe jemi me te fortet, qe luajme per njeri-tjetrin, per fanellen, per tifozet dhe per ata qe na besuan dhe na sollen ne kete ekip.
Kshu qe tani duhet ti premtojme njeri-tjetrit qe kur te hyme ne ate fushe do te lujme me zemer dhe vetem me zemer,,, sepse edhe njehere tjeter po ju them qe lufta fitohet vetem nga ata qe jane gati te japin jeten per fitore...Partizani.