Xhevahir Sukaj bëhet çështje te Partizani. Në një kohë që klubi i kuq ka konfirmuar pak ditë më parë arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës, hije dyshime lindin një ditë para ndeshjes me Slovan Bratislavën. Edhe pse dje sulmuesi ka qenë i grumbulluar me skuadrën duke kryer stërvitjen e fundit, "Panorama Sport" mëson se ai nuk do të grumbullohet për takimin e sotëm.
Trajneri Sulejman Starova ka projektuar një formacion pa Sukajn në majën e sulmit, por çuditërisht lojtari nuk do të jetë as pjesë e 18-shes. Vetë futbollisti, i kontaktuar nga gazeta, shprehet se ka pësuar një kontraktim. "Jam disi prapa me përgatitjet dhe kam pësuar një kontraktim. Nuk e di nëse do jem i gatshëm", ka thënë sulmuesi.
Gazeta zbulon se Sukaj ka firmosur një kontratë 30-ditore me Partizanin, që UEFA e lejon për lojtarët që angazhohen në Kupat e Europës. Tashmë gjasat janë që Sukaj të mos jetë as në ndeshjen e dytë. Duket se sulmuesi ka në dorë një ofertë të majme, teksa mund të transferohet jashtë Shqipërisë. Për momentin, nuk ka asgjë zyrtare, edhe pse mediat në Malajzi shkruajnë se FC Perak pret përgjigjen e shqiptarit.
Titullarët
Në seancën e fundit stërvitore nuk ka pasur mungesa në radhët e të kuqve. Në ndeshjen e sotme, në portë pritet të jetë Alban Hoxha, i cili, edhe pse vetëm gjatë dy ditëve të fundit i është bashkuar Partizanit, pritet të mbrojë portën përballë sllovakëve. Mbrojtja pritet të jetë e përbërë nga katër, me Kalarin nga e majta, Atandën me Arapin në qendër dhe Ibrahimin nga e majta.
Mesi i fushës pritet të jetë disi i ngjeshur, duke mos i lejuar shumë hapësira kundërshtarit gjatë ndeshjes dhe, me shumë gjasa, do të jetë e përbërë nga pesë. Përpara mbrojtjes pritet të luajë Ramadani, ndërsa përpara tij në qendër dyshja Batha-Trashi. Krahët do t'u besohen Vilës nga e djathta dhe Torasës nga e majta. Ndërsa në majën e sulmit ka një balotazh midis Filit, Jaupajt dhe