Sukaj nga Malajzia Partizani e meritoi titullin dhe tani u vertetua

Sukaj nga Malajzia: Partizani e meritoi titullin dhe tani u vërtetua

Ndonëse Xhevahir Sukaj u largua në mënyrë disi të çuditshme nga Partizani për të shkuar në Malajzi, ish-sulmuesi i të kuqve nuk e harron eksperiencën e tij njëvjeçare te ekipi kryeqytetas. Pas vendimit të KAS rreth Skënderbeut, futbollisti nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij me një postim në Instagram duke e cilësuar këtë si një provë konkrete që Partizani e meritonte titullin kampion.

sukaj instagram

"Dua të bëj një falënderim për klubin 'Partizani', për drejtuesit dhe tifozët. Ishte një vit i shkëlqyer në çdo lloj aspekti. Ndjej keqardhje vetëm për faktin që nuk dolëm kampion. Pavarësisht se ne e merituam, dhe kjo u vërtetua edhe së fundmi.

Partizanit i uroj suksese nesër në ndeshjen e kthimit në UEFA dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm Partizani të arrijë te titulli Kampion të cilin tifozët e zjarrtë e meritojnë. Faleminderit për të gjitha. Shpresoj se do të rikthehem një ditë", ishin fjalët e sulmuesit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama