1. Young Boozer
Young Boozer në vitin 2010 është zgjedhur në kreun e thesarit të shtetit të Alabamas. Slogani i tij gjatë kampanjës ishte: " Young Boozer for Treasurer" (Pijaneci i ri për thesar). "We don't trust him on the 'Young', but we'll take his word on the 'Boozer'" (Nuk i besojmë shumë për atë “i ri”, por i besojmë se është “pijanec”)
2. Govnor Teats
Duke dëshiruar që ta quajnë "guvernator" (gov'nor - guvernator, sipas fjalorit urban, ndërsa Teats nënkupton edhe thimthat), është e qartë se prindërit e të riut Govnor Teats kanë pasur shpresa të mëdha. Ndoshta në realizimin e planit të tyre i ka ndaluar fjala e shkruar keq për guvernator, por Govnori ia doli të jetë avokat dhe gjykatës i suksesshëm.
3. Adolf Lu Hitler
Janë pak emra që ngjallin refuzim tek njerëzit, e një ndër ta është pikërisht Adolf Hitleri. E pse pra dikush do ta quante djalin ashtu: Megjithatë, në Indi emri Hitler është i lidhur me ashpërsi dhe disiplinë e jo Holokaust. Adolf Lu Hitler Rangsa Marak është anëtar i partisë NCP (Partisë së Kongresit Nacional), dhe emrin e mbanë me krenari dhe vetëbesim. “Jam i kënaqur me këtë dhe nuk kam asnjë tendenca diktatoriale", thotë ai.
4. Tiny Kox
Anëtar i Senatit holandez, Tiny Kox, u bë i famshëm pasi publikisht shprehu dyshimet në lidhje me vlefshmërinë e rizgjedhjes së Putinit më 2012. Atëherë shpërtheu edhe shakaja me emrin e tij në rrjetin social Twitter (që në zhargon nënkupton: penisi i vogël). Por, Tiny është shkurtesë nga Martinus, emri i tij i vërtetë.
5. Dick Swett
Dick Swett (që në zhargonin amerikan mund të lexohet e nënkuptohet edhe si ‘penisi përshëndetës’ apo ‘paralajmërues’) ishte përfaqësues në Kongresin amerikan që nga viti 1991 e deri në vitin 1995. Më vonë ai u bë ambasador në Danimarkë.