Suksesi i aktorit Artan Telqiu ne teater dhe kinema

Suksesi i aktorit Artan Telqiu, ne teater dhe kinema

Aktori, producenti dhe skenaristi Artan Telqiu ka pasur sukses në teatër dhe film gjatë karrierës së tij artistike në Nju Jork. Artan Telqiu me origjinë nga Dibra e Madhe, Maqedoni, u shpërngul në Nju Jork pas luftës së Kosovës në 1999. Njihet për rolet e tij në “Cross Roads”, “Best of Friends” dhe “The Belgrade Trilogy”, që i dhanë më shumë sukses si aktor për publikun amerikan.

“Pavarësisht nga projekti që punoj, përvoja ndryshon nga njëra tjetra. Kjo është një ndër gjërat që më pëlqen më shumë në këtë fushë. Në çdo projekt takon njerëz që kanë ambicie dhe aspirata të njëjta, për të bashkëpunuar dhe krijuar një art të veçantë. Kështu ndodhi edhe në këtë film, “Made in Amerika” ku luaj rolin kryesor,” tha aktori i talentuar Artan Telqiu. Artani ka luajtur në disa filma në rolin kryesor.

 Gjithashtu u shfaq në “Anti- Bullying” në vitin 2011, një fushatë kundra dhunës dhe ngacmimit organizuar nga Daniel Azarian, me përkrahje të Perez Hilton. Si dhe u shfaq në serinë mjaft të suksesshme “Monsters Inside Me” (2011) që u shfaq në kanalin e njohur televiziv Animal Planet. Në filmin e regjisorit Orges Bakallit “Made in Amerika”, aktori Artan Telqiu luan rolin kryesor si “Ilir Bushati” bashkë me protagonisten Emira Berisha. “Ilir Bushati është personazhi që unë luaj në film.

Vjen nga një vend me tradita dhe kulturë të njohur nga unë, gjë që e bën më të lehtë adaptimin e këtij personazhi. Quan veten “burrë i shtëpisë”, i vetmi që do të sjellë ushqimin në familje. Ai është burrë i mirë në një vend të huaj, por fati e vendos në situata të këqija,” shpjegon Artani. Tani Artan Telqiu po bashkëpunon me Teodor Petelov në një skenar për një shfaqje me temë ballkanike si dhe punon me kompaninë teatrale në Nju Jork “The Ëhitelisted Theatre Company”, si producent dhe drejtor i zhvillimit

Në çfarë moshe keni filluar karrierën tuaj të aktrimit?

Isha shumë i ri kur mësuesja më dha mundësinë të luaj në dramat e shkollës. Përvoja e parë në teatër ka qenë në moshën 8-vjeçare.

Si ka ndikuar aktrimi në jetën tuaj?

Mund të them që më ka drejtuar në një rrugë për të shijuar jetën më tepër. Besoj në thënien e Confucius "Zgjidh punën që do, dhe nuk do të punosh asnjë ditë në jetë."

Kur lexoni skenari dhe bëni përgatitjet për rolin tuaj, cili është procesi juaj kreativ për të zhvilluar një personazh?

Së pari lexoj skenarin duke mos pasur asnjë personazh në mëndje. Dua që në fillim të kuptoj kush, ku dhe kur para se të ndaj dhe analizoj personazhin tim. Pastaj e lexoj për së dyti por tani me personazhin tim në mëndje. Ngadalë filloj të kuptoj atë dhe të krijoj një vizon të tij. Mbasi e kryej këtë, formoj një të kaluar të tij që nuk është në skenar. Kur koha vjen për të filmuar mundohem të aktroj me personazhin në mendime dhe zemër. Në këto momente mundohem të harroj veten.

Cilin zhanër të filmit preferoni më shumë?

E dua shumë komedinë, por kohës së fundit filmat “noir” dhe “sci-fi” më tërheqin vëmendjen. Sikur dhe shumica e aktorëve preferoj të kem rol negativ në film.

Na tregoni për personazhin që luani në filmin “Made in America”?

Ilir Bushati është një emigrant me personalitet të mirë që bashkë me bashkëshorten e tij ka emigruar në Amerikë për të filluar një jetë të re. Fatkeqësisht, sendet në jetë nuk shkojnë gjithmonë ashtu si i planifikojmë.

Çfarë jeni duke punuar momentalisht?

Për momentin jam i punësuar në "The Whitelisted Theatre Company" si producent dhe drejtor i zhvillimit. Jemi duke punuar drejt realizimit të një drame tjetër nga Ballkani këtu në Nju Jork.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama