Sulmet ne Paris-FSHF ne pritjen per kombetaren mban nje minute heshtje

fhshfTIRANE, 14 Nëntor /ATSH/- Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ceremoninë e pritjes për nderë të kualifikimit të kombëtares sonë të futbollit, në Francë 2016.

Por edhe pse ishin mbledhur për të festuar kualifikimin e përfaqësues në Francë 2016, ceremonia e pritjes në nder të djemve kuq e zi, nisi me ngushëllimet për popullin francez dhe një minutë heshtje në nderim të viktimave.

Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitouss si dhe të ftuar të tjerë. 12240086_945148865570165_305893917272724128_n

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, e nisi fjalën e tij, me ngushëllimet për popullin francez, ndërsa ftoi pjesëmarrësit për të mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave.

"Në thelbin e vetë terrori i verbër që goditi mbrëmë Parisin, synon të fusë panik vetëizolues në jetën tonë dhe të vërë në pikëpyetje gjithçka që është normale në mënyrën tonë të jetesës. Atëherë gjithçka që ne bëjmë për të modifikuar jetën tonë të përditshme për shkak të këtij paniku është pikërisht ajo që synojnë armiqtë barbarë të qytetërimit tonë", tha ai.

96Duka shtoi se: "do doja të gjithë të kuptojnë moszbulimin e kësaj mbrëmje kuq e zi, ashtu si ne që morëm këtë vendim si një refuzim për t'iu nënshtruar qoftë edhe simbolikisht trysnisë psikologjike të terrorit. Sonte jemi lidhur dyfish me Francën, për arsyen që kanë të gjithë, por dhe për arsyen se në Francë vijon rruga jonë".

e,xh/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama