Sulmet ne Paris PDIU Denojme aktet barbare qe marrin jete njerezish

pdiuTIRANË, 14 Nëntor /ATSH/- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dënon ashpërsisht aktet barbare që morën jetën e njerëzve të pafajshëm dje në Paris nga sulmet terroriste.

Në një njoftim për shtyp, PDIU shprehet se "kombi shqiptar gjendet në krah të kombit mik francez në këto çaste të vështira. PDIU shpreh solidaritetin ndaj shtetit dhe kombit francez. Lufta ndaj terrorizmit duhet të bashkojë të gjitha kombet dhe shtetet demokratike. Terrorizmi nuk mund të mposhti demokracinë dhe lirinë. Ai orvatet të mbjellë frikë dhe urrejtje, por në fund demokracia dhe liria do të triumfojë", thuhet në deklaratën e PDIU-së. e.xh//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama