TIRANË, 16 Nëntor/ATSH/.- Shqipëria mbajti një minutë heshtje mesditën e së hënës në nderim dhe respekt të viktimave të sulmeve terroriste që goditën të premten Parisin.
Ditën e sotme Qeveria shqiptare e ka shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysëm shtizë.
Autoritetet me të lartë shtetërore dhe politike shqiptare dhe Komuniteti Musliman Shqiptar dënuan ashpër sulmet terroriste në Paris, duke u solidarizuar me Francën dhe duke rikonfirmuar edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë, që mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit.
/a.s/ /a.g/