Ndeshja mes Uest Hemit dhe Mançester Junajtid u shty me 45 minuta nga orari i parashikuar (20:45). Shkak për vendimin u bënë tifozët vendas të cilët sulmuar autobusin e futbollistëve të Junajtid.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se festa e Uest Hemit nuk nisi ashtu siç pritej, pasi skuadra do të luante ndeshjen e fundit në impiantin 'Upton Park'.
Historia e stadiumit pritet të marrë fund shpejt pasi Uest Hemi të zhvendoset në stadiumin Olimpik sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave britanike, tifozët gjuajtën me sende të forta autobusin e Junajtid duke krijuar kaos në zonën pranë stadiumit. U desh ndërhyrja e policisë që skuadra mike të futej në stadium. Për këto incidente ndeshja u shty me 45 minuta dhe filloi në orën 21:30.