Sulmi ve ne pikepyetje mbijetesen e Bylisit

Sulmi vë në pikëpyetje mbijetesën e Bylisit

Pika e marrë ndaj Tiranës shihet në dy këndvështrime në kampin mallakastriot, teksa ka nga ata që e shohin si pikë shprese, por nuk mungojnë as skeptikët që e konsiderojnë një hap fals.bylis Gjithsesi, distanca prej trepikësh me rivalin më të afërt, Flamurtari, vijon ta mbajë në garë Bylisin për një vend në Superiore dhe për këtë arsye në Ballsh besojnë deri në fund.

Ajo që po e mundon shumë Bylisin e këtij viti, sidomos të javëve të fundit, janë golat e shënuar, të cilat në disa raste kanë qenë me "pikatore" dhe në ndeshje të tjera kanë munguar fare.

Në merkaton e janarit, mallakastriotët me në krye teknikun Zildzoviç ia dolën disi të rregullojnë prapavijën, por të njëjtën gjë nuk e bën me sulmin, edhe pse kanë dy prurje të reja, Izuçukun me Varean.

Pas merkatos së janarit, Bylisi nuk ia ka dalë të shënojë qoftë edhe një gol në plot tetë takime, nga 12 të mundshme, duke realizuar vetëm në katër përballje.

Një mesatare kjo që lë shumë për të dëshiruar dhe, nëse vijon me këtë ritëm, do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën.

Edhe në sfidën e fundit ndaj Tiranës, kjo skuadër nuk ia doli të shënonte, duke e dërguar në sfidën e katërt radhazi në "Adush Muça" që djemtë e Zildzoviç nuk provojnë shijen e golit. Rrjeta e fundit në shtëpi i takon 28 shkurtit në barazimin 1 me 1 ndaj Skënderbeut, me një 11-metërsh të Izuçukut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama