Një tjetër gardian grek është sulmuar nga një i burgosur, në burgun e Trikalas. Sipas medieve greke një i dënuar për vrasje ka sulmuar një gardian me thikë, në momentin që ky i fundit po kryente kontroll në qelinë e tij.
I burgosuri pasi e ka befasuar rojen, i ka vendosur thikën në grykë dhe i ka kërkuar të ndalojë kontrollin, por roja nuk ka pranuar dhe ka filluar një përleshje midis të dyve. I burgosuri përpiqej ta qëllonte me thikë, por për fat të mirë kanë ndërhyrë të burgosurit e tjerë të qelise dhe një roje tjetër, që i kanë hequr thikën nga dora të dënuarit dhe kanë qetësuar situatën.
Kjo ngjarje vjen disa ditë, pasi i burgosuri shqiptar Ilia Kareli vrau me një thikë artizanale një roje në burgun e Malandrinos.