Sulmohet me arme autobusi i linjes Tirane-Athine 2 te plagosur

Sulmohet me arme autobusi i linjes Tirane-Athine, 2 te plagosur

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar me armë, ndërsa nga të shtënat janë plagosur edhe dy pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 01:20 në Mogila të Tepelenës, ku katër persona të armatosur i kanë zënë pritë autobusit me targa AA 578 GC, me 22 pasagjerë me qëllim për ta grabitur. Në fillim grabitësit kanë qëlluar në ajër në mënyrë që autobusi të ndalonte, por shoferi ka rritur shpejtësinë  dhe në këtë moment autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të autobusit.

Nga të shtënat janë plagosur dy pasagjerët Laurent Tabaku 23 vjeç nga Elbasani dhe një 19-vjeçare, të cilët po marrin mjekim në spitalin rajonal të Fierit. Mësohet se pas të shtënave autobusi ka udhëtuar drejt Mallakastrës, ku është njoftuar edhe policia. Menjëherë policia e Gjirokastrës dhe Tepelenës dhe dy grupe të FNSH-së kanë vijuar aksionin për kapjen e autorëve. Sipas informacioneve të fundit,  policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar të grabitjes me armë të autobusit të linjës Tiranë-Athinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama