Sulmohet me gure Ambasada shqiptare ne Podgorice Bushati Te garantohet siguria e stafit

198048_1PODGORICE, 24 Tetor/ATSH/- Gjatë një proteste antiqeveritare në Podgoricë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Milo Gjukanoviç dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, disa demonstrues kanë qëlluar me gurë ambasadën e Shqipërisë.

Protesta me të cilën kërkohet largimi i kryeministri, Milo Gjukanoviç nisi rreth orës 19:00.

Qeveria e Malit të Zi në një postim të bërë në Twitter bën me dije se grupi "Niksicana" gjatë demonstrimit ka sulmuar selinë diplomatike shqiptare.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nëpërmjet një postimi në "Twitter".

"Sulmi i papranueshëm në Ambasadën tonë në Mal të zi nga demonstruesit! U kam kërkuar autoriteteve malazeze të garantojnë sigurinë e stafit tonë", shkruan Bushati./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama